Boja e flokëve ndikoi negativisht tek kjo vajzë, zbuloni çfarë i ndodhi

Një grua ka treguar rastin e saj ku ka përfunduar e shtruar në spital pas përdorimit të një boje flokësh në shtëpi.

Lauren Ëoods shpërndau fotografitë ku shfaqej me kokë dhe sy të hapur. Ajo zbuloi se reaksioni i erdhi nga boja ‘Clairol’, pavarësisht se bëri një test para se ta zbatonte tek flokët e saj me 8 shkurt.

Mëngjesin e së shtunës, Lauren tha se koka e saj u fry dhe skalpi filloi të digjej prandaj shkoi menjëherë në spital.

Edhe pse u dërgua në shtëpi 2 herë për pak ditë, fytyra dhe koka e saj vazhdonin të qëndronin të fryra. Kur u zgjua mëngjesin e së dielës, nuk arrinin të hapnin sytë, prandaj shkoi për herë të tretë në spital.

Pasi mori steroide dhe tableta për alergjinë, ajo qëndroi në shtëpi për 7 ditë derisa pamja iu përmirësua.

EMISIONET