Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se Rruga e Arbrit që ndërtohet në një terren të vështirë kushton 5 mln euro km, ndërsa ajo Thumanë-Kashar në terron fushor, 11 mln euro.

Pjesë nga debati: 

Bogdani: Rruga e Arbrit del diku tek 5 mln euro kilometri, Rruga Thumanë-Kashar del diku 11.

Zheji: Pse është absurde?

Bogdani: Teorikisht, Rruga e Arbrit është më e vështirë, më e shtrenjtë.

Zheji: Dmth është 6 mln euro më e shtrenjtë kjo e Thumanës?

Bogdani: Nga dokumentet që kemi parë.


/Ora News.tv/