Boçi i kundërpërgjigjet me video policisë: Terror policor mbi Elmaz Harunin vetëm se është kryetar i PD

Boçi i kundërpërgjigjet me video policisë: Terror policor

Deputeti demokrat i qarkut të Elbasanit, Luçiano Boçi, ka reaguar pas publikimit të videos së ndalimit nga policia të kreut të PD-së Gramsh, Elmaz Haruni.

Në një postim në fb, Boçi pretendon se e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që pretendohet.

"Ajo që u fsheh e nuk u transmetua nga policia në ngjarjen e Gramshit është më e madhe se pjesa e propagandës së shpifur të demonstrimit të disa sharjeve".

Deputeti i PD-së thotë se ndaj Harunit është ushtruar terror policor i hapur në mes të qytetit dhe lincim publik vetëm se është kryetari i PD.

"Elmasi u provokua deri në kufijtë e së pamundurês, me forca e britma policore të shumta, kur ishte thjesht dhe vetëm një pasagjer. Kushdo do kishte kundërshtuar këtë maskaradë politiko-policore.Ishte në rrugën e tij dhe në jetën e tij.U rrethua, u dhunua, u bllokua në makinën e tij e më pas e morën zvarrë, (sic e sëshmon video) pa asnjë shkak nga policia politike dhe reagoi".

Për Boçin, manipulimet që serviren me fragmente që i interesojnë policisë, nuk e mbulojnë faktin e përdorimit të saj politik si mashë për të luftuar kundërshtarët politikë me cdo mjet e për të favorizuar Yaristët, kanabistët, trafikantët e kriminelët me e pa kostume rrezëllitse.

EMISIONET