Blloku i klerikut shiit Moqtada Sadr fiton zgjedhjet në Irak

Blloku i klerikut shiit Moqtada Sadr fiton zgjedhjet në Irak

Aleanca e kryesuar nga ish shefi i milicisë shiite Moqtada Sadr fitoi zgjedhjet parlamentare në Irak, shkruan BBC.

Rezultatet finale të dala nga komisioni elektoral i japin koalicionit të tij "Saeroun" 54 vende në parlament, dhe kryeministrit të tanishëm Haider al-Abadi 42vende, duke u pozicionuar në vendin e tretë.

Sadr, një kundërshtar i kahershëm i SHBA-ve, nuk mund të bëhet kryeministër, pasi nuk konkuroi si kandidat.

Por, pritet që ai të luajë një rol të madh në formimin e qeverisë së re.

Sadr ka krijuar për veten imazhin e kampionit "anti korrupsion",  pasi e bëri të njohur emrin e tij si shef milicie, duke luftuar  invasionin amerikan në Irak në 2003-shin.

Ai është gjithashtu një kritik i fortë ndaj Iranit.

Këto zgjedhje ishin të parat që kur Iraku deklaroi fitoren mbi Shtetin Islamik (ISIS) në Dhjetor.

5000 trupa amerikane qëndruan në Irak, në mbështetje të forcave vendase, për të luftuar ISIS.

EMISIONET