Një operacion i përbashkët i policisë greke dhe asaj turke ka çuar në sekuestrimin e një kontenieri të mbushur me pilula  captagon, e quajtur ndryshe pilula e xhihadisteve.

Kontenieri kishte mbërritur në portin e Pireut nga Siria.

Pilulat u gjetën të fshehura në blloqe plumbi.

Sipas informacioneve të zougla.gr, anija që zbarkoi ngarkesën vazhdoi rrugën drejt Kroacisë.




/Ora News.tv/