Ka kaluar në fazën e tretë ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës. Sot kanë nisur punimet në segmentin Maminas-Sukth në drejtimin Tiranë-Durrës.

ARRSH dhe policia e qarkullimit rrugor në një njoftim për shtyp kanë bërë të ditura edhe detajet sesi do të devijohet trafiku.

ARRSH dhe policia informojnë mediat dhe opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar - Durrës dhe Durrës - Qafë Kashar në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore ka rinisur  ne ora 06-00 te mengjesit fazen e tretë  te punimeve ne segmentin Maminas-Sukth ne drejtimin Tirane - Durres.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Bllokimi dhe devijimi i trafikut do të fillojë nesër në orën 6 të mëngjesit. Trafiku në drejtimin Tiranë-Durrës devijohet në kryqëzimin e Maminas në drejetim të rrugës dytësore. Automjetet që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit duhet të futen në nënkalimin e Maminasit të autostradës dhe të vazhdojnë rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugë dytësore. 

Devijimi do të vazhdojë deri ditën e enjte, datë 21 qershor.

ARRSH këshillon edhe mjetet e transportit të rëndë që udhëtojnë nga Fushë Kruja në drejtim të Durrësit të kthehen në rrugën dytësore në Vorë duke përdorur nënkalimin e rrugës së re.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas-Sukth do të fillojë ndërhyrja në segementet e tjera të cilat ARRSH dhe policia do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe do të informojnë opinionin publik, përfundon deklarata.

/Ora News.tv/