Një sasi prej 6,100 koli cigaresh të ardhura në Portin e Durrësit janë sekuestruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave një ditë më parë pas një hetimi të nisur më 30 tetor të këtij viti.

Në një deklaratë të shpërndarë nga Ministria e Financave, bëhet me dije se vlera e cigareve të sekuestruara është rreth 610 mijë euro, ndërsa i përkisnin shoqërisë së transportit “CMA –CGM”, Durrës. Sasia e cigareve e gjetur në 5 kontenierët e ndaluar, sipas deklaratës së shpërndarë nga Ministria e Financave, nuk kishte pullë fiskale dhe dyshohet të shpërndahej kontrabandë në tregjet evropiane.

Nga kontrolli i plotë fizik sipas deklaratës rezultoi se:

Në total, tek të pestë kontenierët ndodheshin 6,100 koli. ose 3,050,000 paketa cigare, sasi kjo e njëjtë me ato të pasqyruara tek dokumenti i transportit Bil Of Loading i paraqitur në doganë.

Duke iu referuar dosjes së të dhënave të disponueshme të D.P.Doganave, vlera e 6,100 kolive, është rreth 610 mijë euro, kurse shuma e detyrimit doganor të llogaritur për këtë sasi cigaresh, është rreth 428 milionë lekë.

Gjithashtu theksojmë se paketat e cigareve ishin të pa pajisura me pulla fiskale.

Në përfundim të kontrollit të plotë fizik, u morën mostra për çdo lloj pakete, u përpiluan evidencat e kontrollit fizik për çdo kontenier, u bë riplumbosja e kontenierëve të cilët u dërguan përsëri pranë sheshit të kontenierëve mbi bazën e aktit të bllokimit të mbajtur nga strukturate e DOH-së së D.P.Doganave.

Strukturat hetimore te DPD-se kane përgatitur materialin përkatës referues ne Prokurorinë e Durrësit dhe kanë marrë te gjitha masat për sekuestrimin dhe konfiskimin e këtij malli te paligjshëm i cili mendohej se do te kalonte për përdorim ilegal në tregjet evropiane.

/Ora News.tv/



/Ora News.tv/