Dhjetra arka domate me myk, patatina e çokollata afër skandencës të destinuara për tregun shqiptar

Qindra arka me domate me myk të importuara nga Lituania, dhjetra arka me patatina, kokoshka dhe çokollatë të ardhura nga Hungaria afër afatit të skandencës ishin destinuar për të hyrë në tregun shqiptar.

Autoriteti i Kontrollit Ushqimor informon sot për kontrollet në pikat doganore me qëllim sigurinë ushqimore të produkteve që importohen nga shtetet e tjerë drejt vendit tonë. Bëhet fjalë për bllokimin e 

70 ton produkte ushqimore të  pasigurta për tregun shqiptar

"Për periudhën 1-25 tetor në rang vendi janë kryer 4011 kontrolle në të gjitha pikat doganore të Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe janë konstatuar dhe bllokuar 70 ton produkte ushqimore të pasigurta për tregun shqiptar. Trupa inspektuese e AKU-së ka kryer procedurat për kthim në origjinë të këtyre produkteve" informoi sot AKU.

Konkretisht, në pikën doganore, Durrës janë bllokuar 45 ton oriz me vend origjinë, Spanjë. Ngarkesa në fjalë nuk shoqërohej me certifikatë fitosanitare gjë që bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë, në pikën doganore, Qafë Thanë është bllokuar një sasi prej 18 ton domate me vend origjinë Lituani pasi u konstatua prezencë myku dhe të kalbura- pra të papërshtatshme për konsum.

Në pikën doganore, Hani i Hotit janë bllokuar: 2.2 ton birrë, origjina nga Çekia dhe 4.8 ton produkte ushqimore si, kripë, salcë djathi, patatina, kokoshka dhe çokollatë me vend origjinë, Hungarinë. Këto dy ngarkesa ishin afër afatit të skadencës- pra nuk lejohen të futen për konsumin vendas.

AKU informon se po kryhen procedurat për kthim në origjinë të këtyre produkteve.



Reagimi per domatet

Kompania Tomato.al të cilës AKU i ka bllokuar ngarkesën me domate,përmes një emaili sqaron se nuk kemi të bëjmë me një ngarkesë e cila është kthyer për shkak se klienti nuk kishte bërë pagesën.

"Dua tju sqaroj se trale i cili është bllokuar nuk është import, është ngarkese e cila është nisur për në Lituani dhe arsya e kthimit nga Lituani është mos pagesa nga klienti në Lituani dhe me këtë raste kemi marrë vendim që ta kthejmë në vend dhe të bëhet asgjësimi i  produktit. Siç dhe dihet botërisht Lituani tani nuk ka produkte bujqërore që prodhon dhe kjo ngarkese ka 22 dite që është dalë nga Shqipëria"

EMISIONET