Bllokimi i Kushtetueses, trupa prej 5 gjyqtarësh nuk mund të marrë vendim

Bllokimi i Kushtetueses, trupa prej 5 gjyqtarësh nuk mund të

Vendimi i KPK për shkarkimin e Fatos Lulos fut në kolaps Gjykatën Kushtetuese. Sipas ligjit, seanca plenare duhet të nisë me të paktën 6 gjyqtarë, ndërsa mandatin tashmë e kanë vetëm 5 prej tyre. Në pritje janë 5 dosje, tre prej të cilave mbi çështjen e titujve të pronësisë. 

Sipas ligjit të Funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, trupa e anëtarëve për të shqyrtuar në seancë një çështje duhet të mblidhet vetëm kur janë të pranishëm të 9 të gjyqtarët ose jo më pak se 2/3 e tyre, pra me minimalisht 6 anëtare, kusht ligjor ky për të formuar kuorumin e nevojshmëm.

Praktikisht pas vendimit të kësaj të premteje, ku Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra te anëtarit Fatos Lulo, Gjykata Kushtetuese ka mbetur me 5 anëtarë që gjë e bën të pamundur zhvillimin e seancave plenare dhe vendimarrjen e kësaj gjykatë.

Vendimi u mor në orën 11:00 të paradites së sotme ndërsa mësohet se Lulo ka qenë si zakonisht ne zyrën e tij duke u larguar vetëm pak minuta para se KPK të bënte shpalljen.


Gjyqtarët që kanë mbetur në detyre aktualisht janë kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, dhe anëtarët Vitore Tusha, te cilës i ka përfunduar mandati por qëndron ende deri ne zëvendësimin e saj, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha dhe Gani Dizdari.  


Ndërkohë janë larguar nga detyra gjyqtarët Besnik Imeraj, i cili dha dorëheqen duke u tërhequr edhe nga procesi i vettingut, Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi që u larguan pas përfundimit të mandatit dhe Fatos Lulo, i cili automatikisht është pezulluar nga detyra deri ne pritje te vendimit që do të marrë Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Për këtë avokati i tij Ardian Visha paralajmëroi paraqitjen e apelimit. Ndërkohë Këshilli i Emërimeve ka marrë në dorëzim 32 emrat e paraqitur prej Presidentit për dy poste vakante.  

Ndërsa dhe Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur 20 emrat që kandidojnë për postin e tretë vakant. 

Plotesimin e vendeve e ka tashme ne dore Keshilli i Emerimeve në Drejtesi, i cili zhvilloi mbledhjen e parë të tij në datën 19 mars. Aktulalisht për periudhën mars-prill janë pesë çështje ne pritje te shqyrtimit ne Gjykatën Kushtetuese, tre prej te cilave për çështjen e pronave, më konkretisht një ankimim ndaj hartës së vlerës, një për VKM e bllokimit të titujve të pronësisë në 12 Bashki dhe një për ligjin e trajtimit të pronave.  Dy dosjet e tjera në pritje u përkasin individëve. 

 

 

 

 

 

 


EMISIONET