Një grua mbeti pa fjalë kur shkoi për të blerë badin e gjumit për vajzën që do sillte në jetë. Emma Tetlow hyri në një dyqan në Angli dhe zgjodhi një badi me ngjyra pastel që kishte imazhe të bufave të printuara kudo.

Ajo u mendua dy herë para se të merrte atë veshje pasi sytë e saj panë diçka tjetër. Sipas 33-vjeçares, bufat e kthyer mbrapsht ngjanin si gjoks femrash. 

Printime të tilla ishin edhe në rroba të tjera për fëmijë.

Pasi ia dërgoi fotografitë nënës, Emma vendosi ta kthejë veshjen pasi vajza e saj nuk mund të kishte një garderobë të tillë.


/Ora News.tv/