Edhe pse në përgjithësi procesi i votimit në Tuz të Malit të Zi ka vijuar pa incidente nuk kanë munguar rastet e shitblerjes së votës.

Këtë e dëshmon më së miri kjo video që Ora News e ka siguruar përmes gazetarit tonë Bepin Kolvataj që e ka ndjekur këtë proces prej nisjes së votimit, ku ka pretendime për blerje të votave nga partia PDS e kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç.

Autori i videos është Liridon Vulaj, zëvendësanëtar në Komisionin e Votimit.

Në video, Vulaj e pyet një shtetas të komunitetit rom nëse kanë bërë para në këto zgjedhje.

Ai i përgjigjet po.

Vulaj  insiston: Kush jua dha, personi që kaloi?

-Po, më tha rrumbullako 1,- përgjigjet ai.

-Ju kanë mashtruar sepse nuk do të merrni para, i thotë Vulaj.

-Jo, i kam marrë, thotë shtetasi i komunitetit rom dhe hap pasaportën me 50 euro.

"Kam votuar jo vetëm unë por gjithë familja" shton ai.

Liridon Vulaj tha se regjistrimin e ka kryer me kamera të fshehtë pas konstatoi se disa familjarëve rom po u ofroheshin para në këmbim të votës.

" Ai pranoi se ka marrë 50 euro jo vetëm ai por gjithë familja".

Sipas Vulaj ata që po ofronin para për votën ishin përfaqësues politik, të cilët e kërcënuan.

"Në atë moment mu drejtua një funksionar i lartë i Partisë Demokratike Socialiste që vepron këtu në Tuz me fjalë kërcënuese dhe kishim një konflikt verbal".

Ditë historike në Tuz, shqiptarët e bashkuar drejt fitores së komunës

/Ora News.tv/