Blerja e votës, Kryemadhi: Mos i mbledh emrat e t'ia plas surratit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në "360 Gradë", në Ora News, përmendi me emrat ata që kanë blerë votat për Edi Ramën.

Pjesë nga debati: 

Kryemadhi: Të them edhe një gjë tjetër tek fabrika e blerjes së votave. Listën e LSI-së e kryesonte dhe mblidhte vota Shezai Rrokaj, ndërsa për listën e Edi Ramës blinin votat Habilajt. Listën e LSI-së në Tiranë e kryesonte Klajda Gjosha, ndërsa në listën e Edi Ramës siç del nga përgjimet e Habilajve dhe Saimir Tahirit për 20 mln eurot për blerjen e votave në Tiranë. Mos ta marr tani me Bajrat, Avdylajt dhe Toto e Mahmutajt e Berati ku i kanë, t'ia mbledhë dhe t'ia plasë surratit. Ky që përmend vrasësit, ky zotëria vrau 4 shqiptarë atje dhe sot nuk mban asnjë lloj përgjegjësie. Ky që mbushi Shqipërinë me drogë.

EMISIONET