Blerja e heshtjes! Publikohet dokumenti që "gropos" Ronaldon

Lufta në distancë mes Katheryn Mayorga dhe Cristiano Ronaldos nuk ka të ndalur.

Pasi e akuzoi yllin portugez për përdhunim, bukuroshja 34 vjeçare ka shkuar edhe më tej, duke publikuar dhe dokumentin e nënshkruar nga ylli portugez, ku supozohej blerja e heshtjes së saj.

Në numrin e sotëm të "Der Spiegel" është publikuar një dokument ku duket qartë firma e Ronaldos, ndërsa shifra e blerjes së heshtjes duket se ka kapur shifrën e 325 mijë eurosh, ku është rënë praktikisht dakord se Mayorga nuk është e prekur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Sipas versionit të "Der Speigel" Ronaldo kërkon falje për shkak të seksit anal të shpejtë dhe pa dëshirën e Mayorga.

EMISIONET