Blerina Bombaj është një nga dietologet më të njohura në Shqipëri. E ftuar në rubrikën në “Çantën e ...” në emisionin “Ditë e re” detologia ka folur për pasionin e saj të fëmijërisë. Ajo është shprehur se baleti klasik është pasioni i saj.

Për shkak të operaiconi që ka bërë në këmbë ka hequr dorë nga ëndërra e saj.

Unë që në moshën 5-vjeçare kam qenë e zgjedhur nga Shtëpia e Pionerit. Mësuesja e baletit Vali Morina më ka piketuar vetë në oborrin e shtëpisë, pasi e kisha shumë afër. Kam bërë disa vite balet, por për shkak të një problemi në këmbë iu nënshtrova një operacioni. Kam ndejtur për një kohë të gjatë në allçi dhe më duhej të hiqja dorë.

Nëse nuk do të kishte ndodhur ai incident me këmbën absolutisht që do të isha një balerinë klasike.

/Oranews.tv/

/Ora News.tv/