Karriera ka qenë gjithnjë një nga pritoritetet e jetës së këngëtares shqiptare Bleona Qerreti. Këngëtarja është e gatshme të bëjë çdo lloj sakrifice për të arritur majat e saj. Ajo ka realizuar një proçedurë, e cila duket se po praktikohet kohët e fundit nga gratë në karrierë, “ngrirja e vezëve”. Bleona Qerreti tregoi sot me anë të një video në rrjetin e saj social Facebook mënyrën që ajo përdorte për të :ngrirë vezët” e saj, për të mos mbetur shtatzënë deri në një kohë të caktuar. Këngëtarja nëpërmjet kësaj videoje inkurajoi të gjitha vajzat dhe gratë që duan të ecin në karrierë ose që nuk kanë gjetur akoma partnerin ideal për të patur një fëmijë.

"Për të gjitha vajzat që akoma nuk kanë gjetur partnerin ideal për të bërë një fëmi, dhe ora biologjike bën “ tik tak” çdo ditë në mendjen e tyre, kjo është procedura e duhur- jo nxitimi të gjejnë një partner patjetër qoftë dhe nëse nuk është babai I duhur për fëmijën e tyre, thjesht vetëm për të bërë një fëmijë.... #femaleempoëerment #emancipimiifemrave #loveyourself #mosunixito", shkruan Bleona

/Ora News.tv/