Me ardhjen e Philippe Coutinhos, mesfushori Arda Turan do ta kishte të vështirë të zinte një vend në formacionin e Barcelonës. Për këtë arsye futbollisti turk vendosi që të rikthehej në atdhe, teksa ka nënshkruar një kontratë me Istanbul Basaksehir.

Ka qenë vetë trajneri i klubit turk që ka njoftuar se prezantimi i tij do të bëhet të enjten apo të premten.

Tek katalanët, Turan luajti vetëm 36 takime në më shumë se dy sezone, edhe pse erdhi me një bujë të madhe, pas formës së mirë që po kalonte tek Atletico e Madridit.

/Ora News.tv/