Shikoj me vëmendje këtë protestën e studentëve. Kam një eksperiencë të keqe ,sepse shtëpia ime fatkeqësisht apo fatmirësisht ndodhet pranë Inxhinierisë së Ndërtimit dhe ditën që u çuan studentët e arkitekturës, rastisa në rrugë.

Pashë shumë prej tyre që unë i kam ndihmuar në provime, vajza dhe djem që unë e di çfarë niveli janë. Nuk janë për të vajtur në shkollë.

Unë jam për arsim universitar cilësor, jo sasior. Arsimi profesional duhet të ketë vëmendje jo vetëm të qeverisë, por edhe të familjeve. Aftësia e një lideri, një politikani është largpamësia.


/Ora News.tv/