Pas skandalit të vitit 2015, ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter është rikthyer të flas për politikën që duhet të ndjek institucioni më i lartë i futbollit në glob.

Në një intervistë me gazetarin Mani Djazmi për programin "BBC World Football", Blatter ka përsëritur pikëpamjen e tij se Kupat e Botës duhet të organizohen në një vend dhe jo në shumë vende.

"Të kemi tre vende të mëdha së bashku ... ata kanë dëshmuar se mund ta presin vetëm, prandaj pse janë të tre së bashku?"-tha fillimisht Blatter.

"Ata nuk mund ta bëjnë këtë, pasi nëse njëri prej kandidatëve nuk është i mirë, ata kanë të drejtë të jenë në kongres. Kjo është arsyeja pse unë jam duke kërkuar që Maroku duhet të dërgoj kandidaturën e tij. Maroku nuk mund të dëbohet përpara kongresit".-deklaroi ish-presidenti i cili ishte përgjegjës për futbollin për 17 vjet derisa dha dorëheqjen pas skandalit të korrupsionit në vitin 2015.

Kupa e Botës është organizuar vetëm një herë në më shumë se një vend, kur në vitin 2002 u organizua në Korenë e Jugut dhe Japoni  një turne që Blatter thotë ishte një makth për FIFA-n.

Për Botërorin e vitit 2026 kanë shfaqur interes për ta organizuar Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika kanë bërë një ofertë të përbashkët, ndërsa Maroku ka gjithashtu ofertë për të organizuar ngjarjen.

Vendimi për Kupën e Botës së vitit 2026 do të jepet më 13 qershor.

/Ora News.tv/