Biznesi shqiptar solidarizohet me koncesionarin e Rrugës së Kombit

Biznesi shqiptar solidarizohet me koncesionarin e Rrugës së Kombit

Biznesi shqiptar solidarizohet me koncesionarin e Rrugës së Kombit duke dalë kundër dhunës së ushtruar në protestën e së shtunës. Kreu i dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka u shpreh se në Shqipëri nuk ka oligarkë por sipërmarrës që kanë punuar pavarësisht klasës politike.

Sipas tij protesta ishte prezantimi më negativ i Shqipërisë i cili do të ndikojë te investimet e huaja.

Nikolin Jaka: Mendoj që ka ardhur momenti që ne të heqim dorë nga slloganet që nuk i shërbejnë as ndërmarrjes dhe as qytetarëve. Sot nuk ka oligarkë por janë sipërmarrës që kanë qenë edhe në kohën e një klase politike dhe në kohën e një klase politike tjetër. 

Asnjërit prej nesh nuk i vjen mirë të trajtohet si oligark. Asnjë sipërmarrës nuk është oligark por është një sipërmarrës që ka një kontratë, është një sipërmarrës që investon në Shqipëri. 

Nëse neve kalojmë në sollgane që nuk i shërbejnë stabilitetit dhe qëndrueshmërisë, nuk i shërbejnë investimit, ekonomisë atëherë çfarë sinjali? Ku është sinjali që transmetohet sot tek qytetari, tek investitiorët e huaj."

Në lidhje me ndikimin që do të ketë vendosja e tarifës në tregtinë me Kosovën kreu i Dhomës së Tregtisë u shpreh se janë në diskutime me koncesionarin për të ulur tarifat për ata që e frekuentojnë më shpesh këtë rrugë.

Nikolin Jaka: Kur kemi një frekuencë të shpeshtë të kompanive të cilat kanë produktin e qarkullimit tregtar të tyre do të jetë favorizim dhe ulje e ndjeshme e pagesës së taksës.

 Ines Mucostepa u shpreh se dëmi nga protesta është rreth 7 mln euro ndërkohë që investimi i bërë deri më tani arrin në 15 mln euro në total.

Ines Mucostepa: "Dënojmë rëndë cdo akt vandal dhe të paligjshëm ndaj sipërmarrjes private shqiptare."

Farruk Kaba njohës i mirë i infrastrukturës në vend tha se për banorët e Kukësit ka alternative për të kaluar dhe koncesioni është i domosdoshëm në një kohë që mirëmbajtja llogaritet të arrijë deri në 260 mln euro.

Farruk Kaba: "Nuk është e vërtetë se nuk ka rrugë alternative. Nga Kthesa e Shën Mërisë, që vjen nga Morina janë 40 km. Atje mund të kalohet tek rruga e vjetër e deri në Rreps mund të përdoret përsëri kjo autostradë."

Pagesa e kalimit në Rrugën e Kombit nisi disa ditë më parë ndërkohë që tarifa për këtë rrugë u vendos pasi buxheti i shtetit e ka të pamundur që të sigurojë mirëmbajtjen e autostradës.



EMISIONET