Biznesi shqiptar ka kërkuar që të vendoset nja taksë luksi për banesat në bregdet. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka prezantuar propozimet për paketën fiskale, midis të cilave edhe vendosjen e kësaj takse. Gjithashtu është propozuar që 3% për banesat sociale të ndryshojë dhe e gjithë sipërmarrja të paguajë 1% të fitimit si dhe të rritet pragu i TVSH-së deri në 10 mln lekë.

Biznesi ka propozuar vendosjen e një takse luksi për banesat në bregdet.Përtej kërkesave të tjera për ulje taksash, kreu i Dhomës së Tregtisë ka deklaruar se duhet të ketë një taksë luksi për të gjitha rezidencat mbi 200 metra2 dhe në vlerë mbi 300 mijë euro në bregdetin shqiptar. 

Kjo taksë të jetë 500 lekë të reja për metër 2 në vit.

Nikolin Jaka: Një pjesë e shoqërisë shqiptare që i shfrytëzon këto rezidenca luksoze dhe që realisht nuk paguan asgjë për shfrytëzimin e  këtij resursi real që vendi ynë ka.

Ndërsa kanë propozuar që të rritet pragu i TVSH-së deri në 10 mln lekë.

Nikolin Jaka: Subjektet deri në 10 milion lekë për pagesat e TVSH-së por ndërkohë që janë të detyruar që të marrin dhe dorëzojnë faturat me TVSH në shitjen e mallrave dhe produkteve të tyre.

Biznesi edhe njëherë e ka kundërshtuar vendosjen e taksës 3% për ndërtuesit, e cila do të përdorej për banesa sociale. Ata kanë sugjeruar që të paguajnë të gjitha sipërmarrjet me 1% të fitimit.

Nikolin Jaka: Kjo është një taksë që bën dhe ekuilibrimin e  saktë të të gjithë shtresave të sipërmarrjes private dhe nuk rëndon vetëm një sektor thjesht për arsyen se ata janë në sektorin e ndërtimit.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë po ashtu ka kërkuar që normat e tatimit mbi pagat të jenë për pagat deri 35.000 lekë/muaj 0%, për pagat mbi 35.000- 335,000 lekë/muaj 10%, për pagat mbi 335,000 lekë/muaj 20%.










/Ora News.tv/