Biznesi i vogël me TVSH, Vjero: Shqetësimi i BB-FMN qëndron por kemi staf të mjaftueshëm

Biznesi i vogël me TVSH, Vjero: Shqetësimi i BB-FMN qëndron por

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e ka vlerësuar të drejtë shqetësimin e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për tërheqjen e vëmenjdes nga biznesi i madh si pasojë e zgjerimin të skemës së TVSH-së por ka theksuar se institucioni që ajo drejton ka staf të mjaftueshëm.Gjatë një vizite në zyrat e tatimpaguesve Vasilika Vjero u shpreh se po hartohet një deklaratë e thjeshtuar për ti ardhur në ndihmë biznesit të vogël.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pranoi pranoi shqetësimin e ngritur nga Banka Botërore dhe FMN në lidhje me tërheqjen e fokusit nga biznesi i madh si pasojë e zgjerimit të skemës së TVSH-së. Por në një deklaratë për mediat Drejtorja e Përgjithshme Vasilika Vjero theksoi se kanë të gjitha kapacitet për të përballuar këtë ndryshim të bizneseve të vogla.

Vasilika Vjero: Duhet të jetë më shumë e fokusuar me tatimpaguesit e mëdhenj pranë këtij grupimi tatimpaguesish. As FMN dhe as BB nuk është shprehur që ne nuk kemi kapacitete, kapacitetet e administratës tatimore janë mëse të mjaftueshme për ta përballuar.

Numri 1 i tatimeve u shpreh se shumë shpejt do të përfundojë deklarata e thjeshtëzuar për deklarimin e biznesit të vogël e cila do të lehtësoj procesin.

Vasilika Vjero: Ne kemi menduar për një deklaratë të thjeshtëzuar të TVSH, pra deklarata e TVSH për këtë kategori biznesi do të jetë shumë e thjeshtëzuar, nuk do të ketë të gjitha rubrikat që ka një deklaratë standarde e TVSH.

Aktualisht në skemën e Tvsh-së kanë kaluar rreth 10 mijë biznese.

Vasilika Vjero: Sot kanë kaluar rreth 9970 tatimpagues në skemën e TVSH për biznesin e vogël. Deri në këto ditë të muajit prill nuk kemi një numër të reduktuar të tatimpaguesve për të çregjistruar.

Që prej 1 prillit të gjitha subjektet që kalojnë xhiron prej 2 mln lekësh në vit janë të detyruar të plotësojnë deklaratat tatimore pasi janë të përfshirë në skemën e TVSH-së.

EMISIONET