Biznesi ankohet për mungesën e punonjësve të kualifikuar

Biznesi ankohet për mungesën e punonjësve të kualifikuar

Edhe pse biznesi ka nevojë për punonjës e ka të vështirë që të gjej staf të kualifikuar në Shqipëri.Në një aktivitet ku u diskutua drafti i ri  për punësimin, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes tha se niveli i studentëve shqiptarë lë shumë për të dëshiruar.Ndërkohë që Ministrja e Arsimit vuri theksin tek shtimi i programeve për arsimin profesional.Vetë biznesi kërkon politika reale për punësimin dhe jo shifra dhe nisma pa rezultate.

Pavarësisht kërkesave të bizneseve për punonjës, numri i të papunëve vijon të mbetet problem.

Gjatë diskutimit të draftit të ri të punësimit me grupet e interesit, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ngriti si shqetësim faktin se studentët shqiptarë janë të paaftë për tregun e punës si pasojë e Universiteteve jo-cilësore.

Sonila Qato: Mezi identifikova dy për të marrë në punë, dy juristë, nga të cilët vetëm njëri arriti të plotësonte të gjitha kërkesat dhe kushtet që kishte nevojë zyra e tij për të punësuar.

Biznesi kërkoi që politika të ndërmarrë nisma konkrete për kualifikimn e krahut të punës.

Nikolin Jaka: Ne duhet të fillojmë të besojmë që ky vend mund të bëhet por duke hequr dorë nga disa politika jo vizionare që janë politikat e shifrave dhe aritmetikës.

Ndërkaq Anastas Anxheli, kreu i grupit të  punës për strategjinë shpjegoi mekanizmat për krijimin e vendeve të reja të punës

Anastas Angjeli: “ Qëllimi i këtij dokumenti është, përveçse një analizë  e situatës aktuale, të ofrojë të gjithë instrumentat dhe mekanizmat, në mënyrë që  të ndiqet  drejtimii i duhur për të ulur papunësinë. Kjo do të arrihet nëpermjet politikave të reja, duke ndërhyrë veçanërisht në ata sektorë prioritarë, të cilët gjenerojnë vende të reja pune”.

Një ditë më parë kreu i qeverisë Rama tha se do të hapet nga një shkollë profesiobnale në çdo bashki të vendit, ndërsa Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se nevojat e tregut të punës sugjerojnë shtimin e programeve profesionale për nxënësit që mbarojnë me mesatare 6.

Lindita Nikolla: Ne të kemi për ta një mnundësi që janë Kolegjet profesionale.

Por kryebashkiaku, Erjon Veliaj,e lidhi nivelin e papunësisë me kulturën që kanë shqiptarët.

Erjon Veliaj: Kjo është qartazi kulturore dhe unë besoj se ne në Tiranë e kemi shumë këtë sfidë.

Drafti i ri i punësimit synon që të gjitha fondet e punësimit ti bashkojë në një dhe tu japë më shumë kompetenca pushtetit vendor.

EMISIONET