Edhe pse përbën rreth 90% të numrit total të subjekteve në vend biznesi i vogël po përballet me  një sërë problemesh.

Banka e Shqipërisë raporton se në gjashtë mujorin e dytë të 2018 vlerësoi në rënie të konkurrencës, ecurinë e shitjeve si dhe zgjerimin e aktivitetit. Për të përballuar situatën bizneset kanë parë si zgjidhje huat bankare që kanë arritur në 10.7% të ndërmarrjeve të vogla.

Gjatë periudhës të marrë në analizë,  bizneset  raportojnë  se  problematikat  lidhur  me  aksesin  në  financim dhe kostot e financimit vlerësohen në rritje nga ndërmarrjet e mesme, por në zbutje nga ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha.

Ecuria e aktivitetit të ndërmarrjeve të mesme dhe të mëdha rezulton të jetë më pozitive, pasi shitjet  vlerësohet  në  rritje  gjatë  gjashtëmujorit  të  dytë  2018,  për  ndërmarrjet  e  mesme  dhe  të  mëdha duke reflektuar   edhe zgjerimin  e  veprimtarisë  së  ndërmarrjeve  të  mesme  dhe të mëdha.

Përsa i përket pritshmërive subjektet shprehen me optimizëm lidhur me shitjet, rezultatin financiar dhe zgjerimin e  veprimtarisë. Por në përgjithësi në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar shënohet rënie, veçanërisht në rastin e ndërmarrjeve të vogla.

Futja e bizneseve të vogla në Tvsh gjatë vitit të kaluar është vlerësuar me rritje kostosh për bizneset sipas FMN.

Një vendim i tillë u kundërshtua edhe nga vetë bizneset  por pavarësisht kësaj rreth 12 mijë biznese u përfshinë në skemën e Tvsh-së.

/Ora News.tv/