Biserko: Beogradi fajtor për kaosin që provokon në Ballkan

Biserko: Beogradi fajtor për kaosin që provokon në Ballkan

Beogradi nuk është pajtuar me largimin e Malit të Zi dhe në të gjitha mënyrat është duke u munduar të provokuar kaos me ndihmën e aktorëve lokalë, ka vlerësuar kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Ajo beson se raportet e Serbisë me fqinjët është dëshmi e rikthimit në vitet e 90-ta, dhe se marrëdhëniet rajonale aktualisht janë në prag të një goditje, transmeton Telegrafi.

“Mosbesimi tek të gjithë fqinjët sipas Serbisë është i arsyeshëm, por me këtë Beogradi po ngrit tensionet, vazhdimisht falsifikon dhe trillon jo vetëm historinë por edhe realitetin”, ka deklaruar Biserko gjatë një interviste dhënë për “Pobjeda”.

Sipas saj, Serbia vazhdimisht destabilizon apo të paktën kështu është duke u munduar në Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Në gjithë këtë më së keqi kalojnë serbët e Kosovës që jetojnë në paqëndrueshmëri dhe nën presion të vazhdueshëm nga Beogradi. E ardhmja e tyre varet nga papërgjegjësia e dy presidentëve”, ka shtuar Biserko.

“Beogradi nuk është pajtuar me largimin e Malit të Zi, dhe në të gjitha mënyrat është duke u munduar të provokojë kaos me ndihmën e aktorëve lokalë. Serbia nuk i zgjedh fjalët kur kualifikon pozitën e serbëve në Mal të Zi, por edhe shtetësinë malazeze. Në këtë aspekt Kosova i shërben Beogradit për të vendosur në Malin e Zi një Bosnje dhe Hercegovinë”, ka thënë për fund Biserko.


EMISIONET