Birra Tirana nis festën, pija e preferuar e qytetarëve në fshatin turistik

Birra Tirana nis festën, pija e preferuar e qytetarëve në fshatin

Stenda e Birrës Tirana është hapësira më e populluar nën dritat e festave të fundvitit në fshatit turistik në sheshin "Skënderbej". Jo vetëm qytetarët e Tiranës, por edhe tifozët skocezë të ardhur për ndeshjen me Shqipërinë, kanë zgjedhur birrën Tirana pë t’u argëtuar në orët e mbrëmjes.

Sheshi "Skënderbej" ka ndezur dritat e festave të fundvitit dhe së bashku me tifozët skocezë në stendën e birrës Tirana e bëjnë atmosferën elektrizuese.

Birra Tirana, me të cilën identifikohet kryeqyteti, mirëpret të gjithë klientët në hapësirën e saj në fshatin turistik me një produkt cilësor të punuar nga duart e gjermanëve, për të qenë si gjithmonë më të mirët në tregun shqiptar.

Për familjarët, birra Tirana vjen me një ofertë të re

Në pritje të ndeshjes me kombetaren shqiptare, tifozët skocezë, të njohur edhe si dashamirës së birrës, krijojnë një atmosferë të tyre në ambientet e birrës Tirana.

"Birra është shumë e mirë, kemi pirë shumë".

"Është birrë e mrekullueshme, më pëlqen shumë".

Bashkë me tifozët skocezë, janë edhe shumë banorë të kryeqytetit që zgjedhin stendën e birrës Tirana për të kaluar pasditen e tyre në një shesh që tashmë ka hapur dyert e festave.

EMISIONET