Birra Tirana ka ndezur atmosferën në natën e 2-të të festës së birrës në Korçë. Mijëra qytetarë e kanë pritur me padurim momentin kur do të niste festa ndërsa stendat e birrës Tirana nuk kanë reshtur së mbushuri gotat njëra-pas tjetrës.

Një atmosferë e ndarë në dy pole të qytetit. Siç është Stadiumi dhe Pazari i Vjetër.

Natën e dytë kemi zgjedhur të përcjell atmosferën e ngrohtë pranë pazarit. Aty ku mijëra turistë e qytetarë nën tingujt e muzikës dhe shijes së veçantë të Birra Tirana, kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit ndërsa nuk ngurrojnë të shprehin përshtypjet për gjithçka.

Turistë: Vij nga Zvicra. E provova për herë të parë birrën Tirana dhe vërtet më pëlqeu.

Festa e Birrës Tirana në qytetin juglindor të Korçës do të zgjasë 5 ditë duke i ofruar të gjithë qytetarëve mundësinë për të shijuar atmosferën e veçantë

/Ora News.tv/