"Bindja Demokratike" hyn në parlament

"Bindja Demokratike" hyn në parlament

Gjashtë deputetë të rinj u betuan sot në Kuvend, mes tyre është edhe Andi Përmeti një prej themeluesve të partisë më të re “Bindja Demokratike”.

Më 23 prill kjo parti dorëzoi në gjykatën e Tiranës kërkesën për regjistrim si forcë politike dhe më pas vendimi kalon në KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Dokumentacioni i regjistrimit si parti politike është shoqëruar me rreth 4 mijë firma të mbështetësve për krijimin e saj.

Partia e re u mësua se ka koordinator Astrit Patozin ndërsa anëtarë Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Leonard Olli, dhe Andi Përmeti, i dalë nga lista shumë emërore e PD-se ne Korce, i cili sot bëri betimin në parlament.

Deputetet e tjere- Sot u betua edhe kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Rroshi nga lista shumë emërore e PD, Nikolin Staka nga lista shumë emërore e PD-së në Shkodër, Zef Shtjefni kryetar i Partisë “Ora e Shqipërisë”, lista shumë emërore e qarkut të Shkodrës; Fatjona Koço nga lista shumë emërore e PD-së në Gjirokastër, dhe  Eugen Bojaxhi, nga lista shumë emërore e LSI-së e qarkut të Beratit.

Me betimin e gjashtë emrave të fundit, numri i deputetëve të betuar në Kuvend shkon në 108.

Erjon Piciri pritet që të betohet në seancën e radhës, ndërsa dy të tjerë pritet që të marrin mandatin, pasi kanë dorëzuar dokumentacionin në KQZ.

EMISIONET