Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë dy këngëtare me origjinë shqiptare që kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar. Dhe dy yjet e muzikës janë takuar në Billboard Music Awards 2018 në Las Vegas mbrëmjen e së dielës.

Këngëtaret janë fotografuar për herë të parë nën shqoërinë e njëra-tjetrës.

Fotot janë publikuar nga mediat e huaja, ndërsa vetë këngëtaret në rrjetet sociale kanë vendosur që të mos postojnë foto.

Bebe dhe Dua mbështesin njëra-tjetrën në karrierën muzikore.

Ndërsa midis Rita Orës dhe Dua Lipës marrëdhëniet nuk janë të mira, ndërsa arsyeja nuk dihet ende.


/Ora News.tv/