Bill Cosby përballet me burg të përjetshëm për abuzime seksuale

Bill Cosby përballet me burg të përjetshëm për abuzime

Bill Cosby, komediani dikur i njohur si "Babai i Amerikës", mund të dënohet me burgim të përjetshëm këtë javë për sulme seksuale.

Seanca dy-ditore e dënimit në Gjykatën e Qarkut Montgomery në Pensilvani do të fillojë të hënën (24 shtator).

Në një rigjykim në prill, aktori 81-vjeçar u shpall fajtor për tre akuza për abuzime seksuale ndaj ish-basketbollisten Andrea Constand në vitin 2004.

Constand tha se e kishte parë Cosby-n si një "këshillues" para se ai të abuzonte me të.

Në qershor të vitit 2017, ajo rrëfeu tabletet që i dha aktori e lanë "të ngrirë" dhe të paaftë për të ndalur Cosby-n që ta përdhunonte.

"Nuk isha në gjendje ta luftoja në asnjë mënyrë,"- tha basketbollistja në gjykatë. "Doja që ajo gjë të ndalte."

Ekziston një gamë e gjerë mundësish për dënimin e Cosby. Ai mund të marrë të dënohet me 10 vjet për secilën akuzë. Nga ana tjetër, të tre akuzat mund të shkrihen në një dënim të vetëm deri në 10 vjet.

Cosby mund të dënohet me provë ose që të vazhdojë arrestin shtëpiak.

81-vjeçari  është i lirë dhe ka paguar 1 milion dollarë garanci, por duhet të mbajë një pajisje monitorimi GPS. Ai mund të largohet vetëm nga shtëpia e tij me leje paraprake, vetëm për të takuar avokatët e tij ose për të marrë trajtim mjekësor.

Nëse Cosby do të konsiderohet si një "njeri seksualisht i dhunshëm" mund të dënohet me burg të përjetshëm.

EMISIONET