Bill Clinton arrin miliona shitje nga libri melodramë

Bill Clinton arrin miliona shitje nga libri melodramë

Bill Clinton është një tashmë një novelist që ka bërë miliona shitje.

"Presidenti është i zhdukur", një melodramë e shkruajtur së bashku me James Patterson ka arritur më shumë se 1 milionë shitje në Amerikën e Veriut që prej 4 qershorit. Ky është libri i parë i tij me thriller, por me Patterson arriti të krijojë një prej romaneve më të suksesshme në botë.

Ka patur reagime të ndryshme për librin, por pronari i kompanisë së shitjeve "Barnes & Noble", Sessalee Hensley tha në një deklaratë të mërkurën se "Presidenti është i zhdukur" ka patur shumë ndikim.

Edhe shkrimtari Patterson bëri një deklaratë, ku thoshte se bashkëpunimi me Bill Clintonin ka qenë kulmi i karrierës së tij dhe se ish-presidenti do t’u sjellë lexuesve nga një këndvështrim i brendshëm se ç’do të thotë të jesh president.

EMISIONET