Bilisht, kapen 50 emigrantë të paligjshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2018, 10:52
Rreth 50 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar në qytetin e Bilishtit dhe në fshatin Vërnik.
Burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se mes tyre ka burra, gra dhe fëmijë nga Siria, Palestina dhe Irani.
Pas marrjes së deklarimeve nga ana e policisë ata janë kthyer mbrapsht drejt Greqisë.