Në dy ditë e fundit në territorin e Shqipërisë kanë hyrë 24 shtetas të huaj nga vendet e treta. Siç njoftojnë drejtoritë vendore për Kufirin dhe Migracionin vetëm në Bilisht janë kapur 21 klandestinë.

Një rast tjetër është në Gjirokastër, ku shërbimet e kufirit kapën 3 shtetas te huaj te vendeve te treta, imigrante te paligjshem.

Për të gjithë klandestinët vijojnë procedurat per kthimin e tyre ne vendin e origjines.

/Ora News.tv/