Kryesfida e javës së 38-të në Seria A mes Lazio-s dhe Inter-it do i besohet Gianluca Rocchi.

Gjyqtari 44 vjeçar do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes së sezonit për badhekaltërit dhe zikaltërit, që pas këtij takim do të mbyllin llogaritë me kampionatin dhe do të shikojnë pozicionin përfundimtar në klasifikim, që është i lidhur ngushtë dhe me një pjesëmarrje të njërës nga skuadrat në Ligën e Kampionëve.

Inter duhet të fitojnë në "Olimpico" për të përfunduar në katër vendet e para që ishte qëllimi i tyre minimal në fillim të sezonit.

Së bashku me Rocchi, ndihmës të tij do të jenë Marco Guida si zyrtari i tij i katërt, ndërsa Massimiliano Irrati do të jetë në "VAR".

Seria A Java 38 gjyqtarë:

Cagliari-Atalanta - Davide Massa

Chievo-Benevento - Fabrizio Pasqua

Genoa-Torino - Lorenzo Illuzzi

Juventus-Verona - Riccardo Pinzani

Lazio-Inter - Gianluca Rocchi

Milan-Fiorentina - Michael Fabbri

Napoli-Crotone - Luca Banti

Sassuolo-Roma - Eugenio Abbattista

Spal-Sampdoria - Marco Di Bello

Udinese-Bologna - Claudio Gavillucci

/Ora News.tv/