Bild: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, do të ishte të luaje me zjarrin

Bild: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, do të ishte të luaje me

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt kolumnist në Washington Post thotë se ndryshimet e kufijve qoftë dhe me shkëmbim do të ishin një rrezik i madh për rajonin, do të thoshte "hapja e kutisë së Pandorës" në Ballkan.

Në një analizë të publikuar me 9 gusht, në The Washington Post, me titull: Further Balkanizing the Balkans is a recipe for disaster"  Bild thotë se teza do të ishte një recetë për paqëndrueshmërinë gjeopolitike. 

"Të ballkanizosh më tej Ballkanin do të thotë të hapësh rajonin ndaj një konflikti të ardhshëm dhe gjakderdhje. Këto frika janë padyshim të bazuara mirë. Një shkëmbim territorial ka gjasa të ndiqet nga një shkëmbim popullsie për të krijuar territore etnikisht homogjene. Ndërsa disa mendojnë se ky proces mund të sjellë më shumë stabilitet - duke përfshirë dhe një bashkim të Shqipërisë me Kosovën - ka pak gjasa të ndodhë. 

Përveç efekteve të menjëherëshme mes dy vendeve dhe faktit që do të jetë i vështirë implementimi, do të ishte një rrezik për hapjen e kutisë së Pandorës në Ballkan: Do të rihapte debatin për të ardhmen e Bosnjes, dhe lideri serb i bosnjes sigurisht do ta mirëpriste këtë mundësi. 

Më e rrezikshme çështja do bëhej në Maqedoni, ku shqiptarët janë pjesë substanciale e popullsisë.

Nëse zonat shqiptare të rajonit të gjerë do të nisin të bashkohen, edhe përmes një procesi të shkëmbimit të territorit, do të ketë patjetër ata që pyesin pse kjo nuk duhet të zbatohet edhe në Maqedoni. Kjo do të ishte seriozisht si të luaje me zjarrin."

Bild e mbyll analizën e tij duke bërë thirrje  Washingtonit dhe Brukselit "të zgjohen para këtij rreziku" 

"Integrimi gradual i Serbisë dhe Shqipërisë në BE dhe në NATO, në bazë të kufijve ekzistues është e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm në rajon. Të luash me kufijntë dhe ndarjet në Ballkan ishte e rrezikshme në fillim të viteve 1990 dhe mbetet kështu tani."

Lexoni analizen e plote ketu

EMISIONET