'Bilbilosi" kundër rracizmit, kolegët e lidhin në karrige

Një grua e cila ankohej për rracizmin dhe paragjykimin e fortë ndaj grave në një agjensi qeveritare skoceze thotë se është lidhur në një karrige nga dy kolegë meshkuj që përpiqeshin ta paralajmëronin të rrinte urtë.

DeeAnn Fitzpatrick tha se kjo ndodhi pas viteve bulizmi dhe ngacmimesh në zyrën e Marinës Skoceze.

Zyrtarja e peshkimit e ka çuar çështjene e saj tek një gjykatë punësimi.

BBC siguroi një foto të incidentit.

Kjo foto është bërë nga njëri prej meshkujve që kanë lidhje me ngjarjen.

DeeAnn, me kombësi kanadeze, thotë se kjo ndodhi në 2010-n, si rezultat i 'ngritjes së zërit' kundër kërcënimeve dhe paragjykimeve që ndodhnin në atë zyrë.

Në evidencat paraqitur gjyukatës, ajo thotë se njëri prej të përfshirëve, zyrtari i peshkimit Reid Anderson, i ka thënë asaj: "Ja çfarë të ndodh kur flet kundër meshkujve."

Qeveria skoceze është përgjegjëse për Marinën Skoceze, e cila mbikqyr peshkimin dhe industrinë ujore në Skoci.

EMISIONET