"Shpella e Pëllumbasit", nxirret nga gryka e kanionit njëri nga turistët, në kërkim i dyti

"Shpella e Pëllumbasit", nxirret nga gryka e kanionit njëri

Njëri nga turistët e rrëzuar në "Shpellën e Pëllumbasit”, në Tiranë është shpëtuar. 

Turisti me iniciale F.D., 21-vjeç, është nxjerrë nga gryka e kaninonit ku kishte rënë, ndërsa Xh. S., nuk është gjendur akoma.

21-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka marrë plagë të lehta dhe po dërgohet në spital për kontroll. 

Ndërsa për turistin Xh. S., nuk ka ende asnjë informacion. Ai dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit.

Turistët shqiptarë me iniciale Xh. S., dhe F. D., kanë rënë nga lartësia rreth orës 12:15.

Shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëses po punojnë për nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.

EMISIONET