Aplikacioni Whatsapp po përjeton bllokime dhe ndërprerje në të gjithë botën. Përdoruesit raportojnë vështirësi në Evropë, SHBA, Azi, Lindjen e Mesme dhe zona të tjera. 

Sipas Down Detector, një numër i madh përdoruesish të aplikacionit të mesazheve popullore raportojnë ndërprerje në Nju Jork, Brazil, Mumbai dhe Londër. 

Përdoruesit kanë probleme me lidhjen me aplikacionin dhe dërgimin e mesazheve.

 Shumë prej tyre përdorën mediat sociale për të shfaqur frustrimet e tyre me aplikacionin në Facebook, veçanërisht pasi ishte festa e Vitit të Ri.

/Ora News.tv/