Një breshkë rreth 40 vjeçare ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Orikumit në Vlorë. Bëhet fjalë për një breshkë të llojit Kareta-Kareta me një peshë rreth 40 kg, shume e rrallë për ujrat tona. Fatmirësisht breshka nuk ka pasur asnjë lloj dëmtimi, ndërsa ka ngjallur mjaft interes, për vetë faktin se një specie e tillë, shuë rrallë ndeshet në ujrat  e Adriatikut dhe Jonit.

Peshkatari Sherif Durmishi shprehet  se kjo breshkë është rreth 40 vjeçare,ndërsa pritet mbërritja e specialistëve  të zonave të mbrojtura për ta matrikulluar dhe lëshuar sërish në det.

Kohet e fundit specie që rrallë shihen në ujrat tona, janë kapur dhe kanë rënë në rrjetat e peshkatarëve, fakt ky që lidhet me ngrohjen e ujrave, por edhe moratoriumi  ka ndikuar.  Sepicet që janë kapur rradhiten nga breshkat deri tek peshkaqenët e llojeve të ndryshme. Ndërkohë një problem serioz mbetet kryesisht gjuajta me dinamit, ku kërkohet ndërhyrja e organeve kompetente.

/Ora News.tv/