Bie gongu, në shkurt vettingu spastron gjyqtarët e korruptuar

Bie gongu, në shkurt vettingu spastron gjyqtarët e korruptuar

Shqipëria ka miratuar një ligj që do të rivlerësojë 800 gjyqtarë dhe prokurorë i cili do të largojë nga sistemi të gjithë ata që janë të korruptuar.

Ish-prokurori amerikan, John Leonardo, i cili është një nga 8 këshilltarët ndërkombëtarë të organeve të vettingut, në një intervistë për portalin tucson.com, shprehet se nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se në përgjithësi, gjyqtarët kanë marrë rryshfete

John Leonardo: Kemi parë gjyqtarë që marrin rryshfete për të mbyllur çështje, që lirojnë që kërkohen të ekstradohen, që kanë asete 5-6 herë më shumë se çfarë deklarojnë.

Sipas Leonardos, gjyqtarët duhet të bëjnë deklarime financiare për 10 vitet e fundit për pasuritë e tyre por rezulton se ata pretendojnë se jetojnë në vende shumë më modeste kur në të vërtetë jetojnë në vende shumë më luksoze.

Leonardo thotë se dëgjesat e para për vetingun do të nisin në pjesën e dytë të shkurtit dhe si proces do të zgjasë rreth 4 ose 5 vite.

John Leonardo: Dhomat e dëgjesave janë shumë të vogla, për jo më shumë se 6 ose 7 njerëz. Flitet se do të ketë edhe materiale video.

Leonardo është pyetur edhe për mbështetjen nga Ambasada amerikane, teksa është shprehur se ambasadori Donald Lu, ka patur një sjellje preotente në këtë proces kur i tha gjyqtarëve se do të hiqen qafe nëse kanë ora dore me vlerë më të madhe se një automjet.

 

EMISIONET