Çmimi i naftës ka pësuar rënie të ndjeshme në tregjet botërore. Rënia ka nisur që në fund të muajit qershor dhe analistët mendojnë se kjo situatë do të vijojë edhe në muajt e ardhshëm. Për konusmatorët ky është një lajm shumë i mirë, pasi ata do të kenë mundësi të blejnë gjera të tjera me paratë e kursyera nga nafta. Por rënia e cmimit nuk është një lajm i mirë për prodhuesit e naftës. Këtu përfshihen vende si Irani dhe Rusia, por edhe disa shtete në amerike. Së bashku me grosistët e mëdhenj, Oklahoma, Alaska, Luiziana, Texas, dhe Virginia përballen me rrisqe ekonomike. Sipas ekpertëve , cmimi i naftës ka rënë si pasojë e konflikteve në vende si Iraku dhe Libia, gjë e cila ka dobësuar kërkesën në vende si Gjermania dhe Kina. Nafta Brent e Londrës ka rënë në më pak se 90 dollarë për fuçi të premten, duke prekur nivelin më të ulët në katër vitet e fundit.   Gjatë sesionit të së premtes, nafta Brent humbi rreth 2 për qind të vlerës, por pritshmëritë se OPEC-u mund të ndërhyjë duke reduktuar prodhimin kanë hedhur dyshime se anëtarët e kësaj organizate mund të përfshihen në një luftë çmimesh. Pas mesditës, nafta Brent ishte në rënie me rreth 80 cent në 89.4 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga dhjetori i vitit 2010. Kurse nga mesi i qershorit, kur tregtohej me 115.71 dollarë, nafta Brent ka humbur rreth 24 përiqnd të vlerës.

/Ora News.tv/