Një amerikan në katër ka fshirë aplikacionin e Facebook nga smartfonët e tyre.

54 % kanë deklaruar se kanë modifikuar vendosjet mbi privacinë 12 muaj para sondazhit dhe 42% deklarojnë se po bëjnë pak pushim për disa javë.

Ky është rezultati i kërkimit nga Pew Research Center, që ka intervistuar 4.594 amerikanë të maturuar nga 29 maji në 11 qershor, pas çështjes së 'Cambridge Analytica'.

Skandali, i cili doli në mes të marsit, ka nxjerrë në dritë abuzimin nga një shoqëri këshillimi, me emër 'Cambridge Analytica', e cila mendohet se ka marrë të dhëna nga djetra milionë përdorues të Facebook-ut pa lejen e tyre.

Lajmi për sigurinë e brishtë bëri që sipërmarrja e Zuckerberg të humbiste miliarda dollarë në bursë dhe shkaktoi humbje të besimit nga ana e përdoruesve për rrjetin social.

Sipas sondazhit të realizuar nga Pew, 74% e amerikanëve kanë bërë të paktën një nga këto aktivitete që muaj para se të intervistoheshin: modifikuan vendosjet për privacinë, është shkëputur fare nga rrjeti social për disa javë, ose kanë eleminuar fare aplikacionin nga smartfoni.

/Ora News.tv/