Një biçikletë gjigande, në formën e një dreri. Shpikja e prodhuesit gjerman të biçikletave, Didi Senft, erdhi tamam në kohë për sezonin e Krishtlindjeve. Krijimi i tij është 4,38 metra i gjatë dhe 3,83 i lartë. Dy mijë llambushka janë përdorur për ta bërë të ndriçojë dhe, sipas Senft-it, nuk është dhe aq e vështirë ta ngasësh. Për javë të tëra, krijuesi i biçikletës së pazakontë ka punuar për t’i dhënë asaj dorën e fundit, në mënyrë që të ishte gati për festat e fundvitit. Kjo nuk është vepra më e çuditshme e 60-vjeçarit, që, për format e larmishme që i jep biçikletave të tij, ka marrë nofkën “el diablo”.

/Ora News.tv/