Biblioteka në lagështi, kovat për ujin që pikon kanë 'zëvendësuar' librat

Biblioteka “Mitrush Kuteli” në qytetin e Pogradecit prej vitesh nuk e ka njohur dorën e investimeve. Dashamirësit e librit ndeshen çdo ditë me suva të rrëzuara, e ujë që pikon nga tavani. Punonjësit shprehen se i kanë drejtuar disa kërkesa Bashkisë për ndërhyrje por nuk kanë marrë përgjigje.

Në bibliotekën "Mitrush Kuteli" në Pogradec nuk janë librat ato që marrin vëmendjen e vizitorëve por janë pikërisht kovat që shërbejnë për të mbledhur ujin që pikon nga tavani.

Mure që rrezikojnë të bien, lagështi dhe tituj të vjetër është panorama me të cilën përballen dashamirësit e librit.

Punonjësit e bibliotekës shprehen se i kanë adresuar disa kërkesa Bashkisë së Pogradecit për të ndërhyrë në ambientet e bibliotekës më qëllim ofrimin e ambienteve normale për lexuesit.

Afërdita Duka: Godina e Bibliotekës ka prej 10 vitesh e amortizuar, siç e shikoni dhe matanë në kohën e shirave tavani pikon.Jemi munduar të zhvendosim raftet, është futur në buxhetin e vitit 2018 dhe do të rikonstruktohet e gjithë godina e Qendrës Kulturore. Ndërsa për ambientet e brendshme të bibliotekës është një bashkëpunim i përbashkët me një projekt italian.

Biblioteka konsiderohet si një pasuri e vyer e qytetit të Pogradecit, por kushtet në të cilat ajo ndodhet kanë ndikuar në uljen e numrit të frekuentuesve.

EMISIONET