Në 80 vjetorin e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, biblioteka kombëtare zhvilloi konferencën shkencore "Ismail Kadare leximi dhe interpretimi" ku solli edhe disa botime shkencore për shkrimtarin e njohur. Mirela Kumbaro:  E shoh letërsinë e Ismail Kadaresë si një lloj, kodi, udhërrëfyesi me një sistem sinjalesh që secili gjen veten, secili gjen diçka që nuk e dinte dhe ku pastaj të gjithë pikëtakohemi brënda botes letrare. Persida Asllani: Fillojmë këtu pas një rruge të gjatë bashkëpunimesh, shkëmbimi dhe aventurash të bukura leximi që kemi bërë mbi veprën e Kadaresë. Këto 65 vjet krijimtari letrare të pandërprerë të shkrimtarit Ismail Kadare, studiuesi Ardian Ndreca i bën një lexim ndryshe dhe ju këshillon brezave të ri të shkrimtarëve të bazohen pikërisht aty. Ardian Ndreca: Ismail Kadareja, gjatë viteve të izolimit total të Shqipërisë, ka përbërë një lloj periskopi, shpresë ndjellës për një pjesë të madhe të shqiptarëve që kontaktet me njeriun edhe shpirtërore, ti kishin vetëm nëpërmjet artit. Jam i bindur se vepra e Kadaresë është një ftesë e përhershme për të kapercyer pragun e laboratorit të shkrimtarit.         Në ambientet e Bilbliotekës Kombëtare u çel edhe ekspozita e qytetit të Kadaresë, ecila e nis rrugëtimin me një nga pamjet më ndikuese në vepren e Kadaresë, siç është Gjirokastra. Pas Bibliotekës Kombëtare, ekspozita e qytetit të Kadaresë do të udhëtoje në qytetin e lindjes së shkrimtarit dhe më pas në Kosovë.

/Ora News.tv/