Biblioteka “Gjergj Fishta” në Lezhë po shënon vit pas viti shtim të numrit të lexuesve të rinj. Aktualisht me 1400 anëtarë, kjo shifër është rritur me 4 herë në krahasim me dy vitet e fundit, ndërsa numri i fëmijëve është rritur me 6 herë.

Biblioteka e Lezhës, ndryshe nga e përgjithshmja në pjesën tjetër të vendit, nuk mbetet asnje herë bosh.

Nga më të vegjlit deri tek të rriturit, ajo ka rreth 1400 anëtarë besnikë të librit.

Kjo shifër është 4 herë më e lartë se dy vite më parë, por fëmijët përbëjnë 6 herë më shumë se lexuesit e dy viteve më parë.

Për të nxitur akoma më shumë leximin, biblioteka e Lezhës solli edhe çmimet për lexuesit e zellshëm dhe lexuesit më të mirë.

Për vetë lexuesit, i rëndësishëm nuk është vetem procesi, por kuptimi dhe zbatimi i mesazheve që përcjellin veprat.

Duke filluar nga muaji janar, Biblioteka 'Gjegj Fishta' do të ketë shumë tituj të ri librash, dhuratë e mbërritur së fundmi dhe që përmbush nevojat e lexuesve lezhianë.

/Ora News.tv/