"Bibla e grave", një grup teologesh feministe rishkruajnë Librin e Shenjtë

"Bibla e grave", një grup teologesh feministe rishkruajnë

Një grup teologesh feministe të besimit katolik dhe protestant janë bërë bashkë për të sjellë një tjetër version të shkrimeve të shenjta, dhe që ka marrë emrin, “Bibla e grave”. Përmes këtij rishkrimi, studiueset Elisabeth Parmentier, Pierrette Daviau dhe Lauriane Savoy, synojnë të tregojnë se Bibla nuk është e papërputhshme me vlerat feministe.

Kjo ide e njëzet teologeve kërkon t’i japë fund mënyrës së leximit të shkrimeve të shenjta, ku shpesh herë figura femërore interpretohet si e nënshtruar.

Projekti nisi në Gjenevë nga Parmentier dhe Savoy, dy mësuese të Fakultetit të Teologjisë, të themeluar më shumë se katër shekuj më parë (1559) nga Jean Calvin, babai i Protestantizmit francez.

"Ne kemi zbuluar se kishte shumë injorancë në tekstet biblike. Ideja është të tregojmë se nuk është kështu: "vlerat feministe dhe leximi i Biblës nuk janë të papërputhshme", theksoi Savoy, e cila shpjegon se ka në shumë pasazhe të Biblës në të cilat gruaja është "denigruar".

Një shembull i një leximi feminist është historia e karakterit të Maria Magdalenës, e cila qëndron me Jezusin edhe kur është gati duke vdekur në kryq, ndërsa gjithë dishepujt meshkuj kanë frikë. Ky personazh themelor në Bibël përshkruhet si femër e ulët ", thotë Savoja.

“Bibla e grave” vjen pas esesë së amerikanes Elizabeth Cady Stanton, e shkruar në vitin 1898 dhe që për herë të parë vuri në pikëpyetje pozicionin tradicional të ortodoksisë fetare e cila sanksiononte nënshtrimin e gruas.

EMISIONET