Beyoncè dhe Jay Z "lundrojnë" në luks: foto të yachtit prej '1001 netë'-sh

Një sallon bukurie, një kinema, platforma për uljen e helikopterëve dhe më pas fushë basketbolli dhe pishinë me shumë nivele....

'Super yachti Kismet u krijua për të qenë një ndër anijet më spektakolare dhe luksoze të disponueshme për t'u dhënë me qira."

Kështu shkruhet në saitin që e vë në dispozicion këtë yacht.

Beyoncé dhe bashkëshorti i sja Jay-Z  nuk janë menduar dy herë dhe e kanë prenotuar për pushimet e tyre me ndalesë në Capri, bashkë me vajzat dhe shërbyeset.

180 milionë dollarë është vlera e mjetit luksoz lundrues, ndërsa çifti ka paguar 1.4 milionë dollarë në javvë.

Nuk mungon asgjë në yachtin Kismet, përkundrazi luks i denjë për sovranët.

Reymond Langton, ekspert dizajner i yachteve, ka dizenjuar brendësistë e luksozëve dhe Espen Oeino ka ideuar pjesët e jashtme të këtij mjeti lundrues fantastik.

Duke lundruar nga Nica, çifti prej 350 milionë dollarësh në vit, në shoqëri edhe të fëmijëve të tyre, po shijojnë në maksimum pushimet prej '1001 netësh'....


KLIKO KETU PER FOTOGALERINE

EMISIONET