Beyonce dhe Jay-Z janë ... martuar përsëri

Dy yjet e muzikës Beyonce dhe Jay-Z janë të martuar  për të dytën herë.

Gjatë shfaqjes hapëse të turneut të tyre muzikor 'On The Run II' mbrëmjen e së mërkurës, çifti ka zbuluar se kohët e fundit janë martuar përsëri.

Në videon e transmetuar gjatë koncertit në Stadiumin e Principatave në Cardiff, Beyonce dhe Jay Z shihen të veshur me të bardha dhe duke shkëmbyer unazat, ndërsa fëmijët e tyre janë aty.

Dhe sigurisht ky nuk është një detaj nga ceremonia e tyre martesore e vitit 2008.

Në ceremoninë e dytë të martesore ishin të pranishëm binjakët njëvjeçarë Rumi dhe Sir, si dhe motra e tyre, 6-vjeçare Blue Ivy.

Beyonce dhe Jay Z kohët e fundit festuan 10 vjetorin e martesës.

EMISIONET