Adele mbetet një nga fanset më të mëdha të Beyonce.

Dhe ndërsa diva e muzikës Beyonce u shfaq në Coachella, 1 vit pasi anulloi shfaqjen e saj për shkak të shtatzanisë me bijakët, Adele është 'çmendur' nga lumturia.

Këngëtarja ka postuar video në Instagram ndërsa shikonte performancën e Beyonce live në YouTube.

Ajo shfaqet duke kërcyer si e çmendur brenda një dhome me këngët e saj në sfond.

Beyonce vitin e kalur performoi në Grammys 2017 ku Adele i mori çmimin e madh.

Por 29-vjeçarja kur doli në skenë shprehu admirimin e saj për Bey.

"Të gjithë artistët të adhurojnë. Ti je drita jonë. Mënyra sesi më bën mua dhe shokët e mi të ndjehemi, mënyra sesi i bën miqtë e mi me ngjyrë të ndihen është e fuqishme, ti i bën ata të ndihen vetvetja. Unë të dua. Gjithmonë të kam dashur dhe gjithmonë do të dua."



Mood 3 #Beychella

A post shared by  Adele (@adele) on




Mood 2 #Beychella

A post shared by  Adele (@adele) on





Mood 1 #Beychella

A post shared by  Adele (@adele) on




/Ora News.tv/