Beteja për Teatrin, Ngjela: Shembja do ishte gabim i madh, zgjidhet vetëm me gjykatë

Beteja për Teatrin, Ngjela: Shembja do ishte gabim i madh, zgjidhet

Nesër është beteja e fundit për Teatrin Kombëtar në Kuvend. Avokati Spartak Ngjela thotë se shembja e godinës ekzistuese, sikundër ka gjasa të ndodhë pas votimit të nesërm, do ishte gabim i rëndë.

Ngjela: Gabim i rëndë në funksion të kulturës shqiptare. Një shtet që nuk ka para për të ruajtur një Muze historik të një zhanri të caktuar, letërsisë apo të artit, nuk vlen më si shtet. Ajo ëshë salla e parë e teatrit  profesionist dramatik në Shqipëri.

Teksa Presidenti Meta e ka rrëzuar dy herë ligjin, cilat mund të jetë hapësirat e tjera ligjore?

Ngjela: Është shkelje e Kushetutës. Duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese, nuk ka. Kur kishte kanë gabuar, duhet të bënin proces atje.Është cënim i kulturës shqiptare dhe me tre ekspertë e merrte në konsideratë këtë. Kush do ta godasë ligjin tani? Ka një hapësirë, prapë gjykatës duhet ti drejtohen. Që të pezullojë ligjin deri në një gjykatë fakti, deri sa të dalë Gjykata Kushtetuese.

I ftuar në Ora News, Ngjela thotë se opozita nuk është më opozitë, ndërsa Rama sipas tij kërkon destabilizim.

Ngjela: Nuk është opozitë, janë njerëz të trembur. 67% të tyre i kap reforma në drejtësi. Mazhoranca do gabojë rëndë, kryeministri shqiptar gabon rëndë. Aq më tepër nëse ka problem të një ndonjë interesi ekonomik. Ai Teatër nuk prishet. Kryeministri aktual ka shenja se do destabilizim njësoj si Berisha. Janë të rrezikuar nga reforma në drejtësi dhe në rast se është dhe një interes ekonomik gjendja është akoma më e rëndë. Ka një rrugë tjetër, një gjykate të faktit do ti drejtohet dhe do ti thotë se është vlerë kombëtare. Gjykata e faktit me katër ekspertë të mëdhenj të Shqipërisë e vendos që është vlerë kombëtare.Në momentin që e vendos, vendimi i gjykatës me një përmbarues detyron Ministrin ta nxjerrë vlerë kombëtare që nuk cënohet. Gjithçka zgjidhet me gjykatë.


EMISIONET